Ronaldinho vazhdon të mahnisë (Video)

13/11/2017 17:05

Vdekja, taksat dhe Ronaldinho që të lë me gojë hapur duke luajtur futboll. Këto janë tre gjërat e vetme të sigurta në jetë.

Ish-futbollisti i PSG, Barcelonës dhe Milanit mahniti botën sërish gjatë një ndeshjeje miqësore mes yjeve të Amerikës dhe atyre të Europës.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 po shijon turin e tij të pensionit, duke luajtur miqësore e ndeshje bamirësie rreth e rrotull globit dhe duke treguar se talenti nuk vdes kurrë.

Gjatë një ndeshjeje miqësore në Keretaro të Meksikës, Ronaldinho shënoi një gol nga rreth 37 metra. Goditje perfekte!

Top Channel