Skuadra fitoi dhe e bëri këtë me 10 lojtarë dhe megjithëse ishte një miqësore, testi u kalua me sukses.

Cristian Pannuci ishte i pari që u shpreh i kënaqur.

“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte frut asaj 1 jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, tha ai

Trajneri gjeti edhe disa probleme në mbrojtje, që thotë se do të adresohen në vazhdim.

“Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh 2 gola ndaj tyre”, deklaroi Pannucci.

Një vlerësim edhe për afrimet e reja dhe jo vetëm për atë që dhanë në fushë.

“Jam i kënaqur sepse janë thirrur për herë të parë, por që do të vijojnë të jenë pjesë e Kombëtares, edhe në takimet e ardhshme. Paraqitja e tyre, jo vetëm sot në ndeshje, por edhe në grumbullim, ka qenë shumë profesionale”, tha Panucci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA