9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026 Kur Vincent Van Gogh po punonte në njërën prej pikturave të tij të serisë së pemëve të ullinjve, në vitin 1889, ai ndoshta nuk e kuptoi se një karkalec i pabindur ishte zhytur thellë në bojën e krijimeve të tij.
Ka qenë një kuratore e Muzeut të Artit “Nelson-Atkins” në Kansas City, ajo që zbuloi insektin e vogël, i cili kishte qëndruar në paqe pa u diktuar për 128 vite.
Edhe syrit të Mary Schafer do t’i kishte shpëtuar, ashtu si shumë të tjerëve përpara saj, nëse ruajtësja e pikturave nuk do t’i kishte kaluar në zmadhim veprat e famshme.
Gjetja në fakt nuk është edhe aq e pazakontë, nëse nisemi nga fakti që Van Gogh pikturonte në natyrë. Ekspertët në “Nelson-Atkins” cituan një letër të vitit 1855, në të cilën mjeshtri i madh shkruante: Duhet të më jenë ngjitur nja njëqind miza të mira, në mos më shumë, në 4 pëlhurat që do të merrni, për të mos përmendur pluhurin dhe rërën.
Nuk ka asnjë shpjegim të qartë për mënyrën sesi karkaleci përfundoi në kanavace. Një paleo-entomolog i tha ekipit se nuk ka shenja lëvizjeje, gjë që mund të sugjerojë se insekti, të cilit i mungon barku dhe gjoksi, ka qenë i ngordhur përpara se të bllokohej në bojë.
Por ndërsa vizitorët kureshtarë mund të duan t’i hedhin një vështrim vjedhurazi karkalecit të rrallë, ekspertët i paralajmërojnë se ai nuk mund të shihet përmes vëzhgimit të rastësishëm.
Top Channel