Balaj “bekohet” me familje, madje shumë shpejtë pritet të bëhet baba…
Gigi Buffon humbi sot mundësinë për të marrë pjesë në një tjetër botëror, para se t’i japë fund karrierës. Dëshpërimi te kapiteni italian ishte mjaft i madh, madje Buffon shpërtheu në lot, pas vërshëllimës së 3-fishtë.
“Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar. Nuk e meritonim të eliminoheshim, është e pabesueshme kjo që ndodhi”, tha mes lotësh Buffon.
Gazetari italian pyeti kapitenin e ‘të kaltërve’, nëse e kishin nënvlerësuar Suedinë, por kjo u mohua menjëherë nga Buffon.
“Nuk e kishim nënvlerësuar aspak, madje jam i bindur që dhamë maksimumin. Kur vjen në ndeshje të tilla, është shumë e vështirë që të kesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Ndoshta nuk arritëm të shprehim më mirë ato që kishim në mendje, por e patëm të vështirë të rikuperonim atë gol rastësor të pësuar në Suedi”, u shpreh Buffon.
Top Channel