MotoGP zbulon kalendarin e 2018-s me 19 gara

12/11/2017 16:32

Federata ndërkombëtare e Motoçiklizmit ka publikuar kalendarin zyrtar të Botërorit të MotoGP-së për vitin 2018.

Ajo që të bën përshtypje është se në këtë kalendar ka 19 gara, e sigurisht nuk do të mungojë as pista e Silverstone, drejtuesit e së cilës e kanë rinovuar kontratën me “DORNA”-n edhe për 3 vite, deri në vitin 2020, ndërkohë që e reja e sezonit të ri është prania e Çmimit të Madh të Tajlandës, që do të zhvillohet më 7 tetor.

Botërori i 2018-s për MotoGP-në do të nisë më 18 mars me Çmimin e Madh të Katarit dhe do të përfundojë më 18 nëntor, si gjithnjë në “Ricardo Tormo” të Valencias.

Spanja vazhdon të jetë vendi që mban më shumë gara të MotoGP. Përveç Valencias, pilotët garojnë edhe në Jerez, Aragon dhe Barcelonë; Italia do të prezë garën në Mugello më 3 qershor, ndërkohë që më 9 shtator, në pistën e Misanos do të mbahet Çmimi i Madh i San Marinos.

Top Channel