Oriela Nebijaj, një nga prezantueset e emisionit të mëngjesit në “Top Channel” duket se sportin nuk e ka pikë të fortë të saj. Teksa Eno po anonçonte një tjetër orar të “100 milionë” këtë të dielë për shkak të Formula 1, Ori rrëfen stresin e saj.
“Dua t’u them që këtë të dielë 100 milionë rikthehet në një tjetër orar, duke qënë se është Formula 1, pra jemi më përpara dhe fillojmë në 15.40”, thotë Eno.
“Këtë Formula 1 nuk e kuptoj asnjëherë, gjithmonë ndryshon”, i thotë Ori dhe është Isli ai që i shpjegon se orari është në varësi të kontinentit ku zhvillohet. “Më streson shumë ky fakt”, thotë Ori. “Kështu është kur i jep biçikletës gjithë kohës”, i përgjigjet vetë Eno.
Ori sic e thërrasin miqtë, në fakt shoqërinë e ka të dhënë shumë pas sportit, madje dhe pas F1, por duket se nuk ka shumë interes për sportin. Ndoshta ka ardhur koha që të shëtisë edhe nëpër studiot e tjera të Top Channel, duke nisur nga “Procesi sportiv” ose më mirë akoma studio e komentit ku këtë shtunë dhe të dielë Elerti dhe Endi kanë komentin e garës së Brazilit.
Top Channel