Portugali, sërfisti britanik rrezikon jetën nga dallga gjigante

10/11/2017 13:30

Sërfi është një sport ku në jo pak raste është vënë në lojë edhe jeta e atyre që e aplikojnë atë.

Kjo ndodhi me britanikun Andrew Cotton mbrëmjen e 8 nëntorit. Cotton ishte në Nazare të Portugalisë, një lokalitet ky i preferuar nga sërfistët për shkak të përmasave të dallgëve, për të nisur sfidën me një prej tyre që ishte e përmasave gjigante.

Një aventurë kjo që për pak i kushtoi shtrenjtë. Një masë e madhe dhe e fortë uji e rrëzoi dhe i shkaktoi dëmtime në shtyllën kurrizore, që për fatin e mirë të Cotton ishin të lehta.

Britaniku gjithsesi, për të paktën disa javë do të duhet të qëndrojë larg oqeaneve, për të bërë atë që ai dëshiron më shumë, të sfidojë dallgët gjigante.

A post shared by Andrew Cotton (@andrew_cotty) on

FOTO GALERI
1/5

Top Channel