Këmbëngulja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kryeministres Ana Brnabiç dhe ministrit të Financave Dušan Vujoviç për performancën e jashtëzakonshme ekonomike të vendit, rritjen e qëndrueshme dhe stabilitetin financiar, nuk përligjet nga indeksi i ekonomisë “NIN”, i cili tregon se Serbia është e fundit në rajon sa i takon performancës në këtë drejtim.

Përllogaritjet e mbështetura mbi bazën e 10 parametrave të ndryshëm ekonomikë tregojnë se,Rumania me një rezultat prej 8.25 është ekonomikisht më e fortë sesa Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Për të arritur rezultatin e 10 pikëve duhet triumfuar në të dhjeta kategoritë, e këtë nuk e arrin asnjëri prej vendeve të marra në shqyrtim.

Të dhënat e marra në konsideratë janë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në gjysmën e parë të vitit 2017, GDP-ja për frymë, të ardhurat neto mesatare mujore për 6 muajt e parë, rritja reale e pagave, rritja totale e çmimeve në mes të qershorit të vitit të kaluar dhe atij të këtij viti, shkalla e papunësisë, niveli i investimit në GDP, borxhi publik dhe ai i jashtëm, si dhe bilanci i pagesave në GDP.

Por, ndonëse Rumania është renditur mirë, me rritjen më të lartë të pagave reale, shkallën më të ulët të papunësisë prej 5.4 për qind dhe borxhin e jashtëm më të vogël, Kroacia është përcaktuar si një vend i rajonit me GDP-në më të lartë për frymë në dollarë, 12.863, dhe të ardhurat mujore mesatare më të larta në euro, 793.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina afrojnë në këtë drejtim, duke qenë se i kanë përkatësisht rrogat mesatare mujore 423 dhe 433 euro. Bosnja është kampioni i papunësisë në rajon, me një nivel të saj të llogaritur në 40%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA