TripAdvisor po e bën më të lehtë për përdoruesit për të parë nëse ka ndonjë shqetësim për sigurinë në hotelet që po kërkojnë.
Aplikacioni i udhëtimeve ka shtuar një mesazh të ri paralajmërues për bizneset ku janë raportuar incidente si ngacmime seksuale apo të tjera që janë domethënëse për sigurinë.
“Deri tani janë vënë tre mesazhe, të quajtura “badge” në faqet e tre resorteve në Meksikës. Këto “Badge” kanë si qëllim të shënojnë të gjitha çështjet e shëndetit, sigurisë, diskriminimit, përfshi vjedhjet, ngacmimet seksuale dhe rrëmbimet”, thotë për CNN zëdhënësi i TripAdvisor.
Ai shton se bizneset do të kenë këtë ‘badge’ për të paktën tre muaj, dhe shpresojmë të jetë një katalizator për ti ndryshuar ata. Tre resortet e shënuara nga TripAdvisor janë Grand Velas Riviera Maya, The Iberostar Paraiso Maya dhe Iberostar Paraiso Lindo, resortet më popullore në zonën e Playa del Carmen në Meksikë, me mjaft komente pozitive nga turistët në TripAdvisor.
Top Channel