Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po shpikin akuza për dopingut ndaj atletëve rusë në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshme në Rusi.
Putin ju referuar përjashtimit për jetë nga sporti për katër skiatorë rusë nga zyrtarët olimpikë. Sipas presidentit rus, veprimi amerikan ishte një reagim ndaj ndërhyrjes së imagjinuar ruse në zgjedhjet amerikane.
Duket se Putin është mërzitur nga akuzat amerikane dhe tashmë ka vendosur të përgjigjet fare njësoj. Putin sugjeroi se skandali i doping prek lojërat dimërore olimpike në Korenë e Jugut shkurtin e ardhshëm vetëm një muaj para zgjedhjeve të marsit në rusi dhe qëllimi është krijimi i pakënaqësive tek sportdashësit.
“Si reagim ndaj ndërhyrjes sonë imagjinare në zgjedhjet e tyre, SHBA dëshiron të krijojë probleme në zgjedhjet tona”, deklaroi Putin.
Sportistët rusë të përjashtuar ishin pjesë e raportit MClaren të dhjetorit të shkuar që pretendon se në rusi, programi i dopingut nga 2011 në 2015 u sponsorizua nga shteti, një akuzë që Kremlini e mohon me forcë.
Top Channel