Dokumentar për Franz Baron Nopcsa dhe partnerin e tij

09/11/2017 15:23

Për Vishar Vishkën zbulimi i Franz Baron Nopsca ishte fare rastësor. Mes fotove në vendin e tij të origjinës, ai zbuloi këtë personazh me një jetë tërësisht aventureske.

Duke marrë parasysh edhe partnerin e jetës së tij me të cilin shkoi deri në vdekje së bashku, Bajzit Dodën, ai krijoi për pesë vite dokumentarin kushtuar jetës së të dyve.

“Desha të bëj film me këtë skenar të zhvilluar po nuk mund të zhvillosh skenar nëse nuk ke historinë të tërë”, tha Visar Vishka, regjisor.

Nopsca e nisi karrierën e tij në Shqipëri për interesa gjeologjike, e më pas u kuptua qartë që ishte një spiun i perandorisë Austro-Hungareze. Njëlloj si Edith Durham, ai shëtiti malësinë e Shqipërisë, në 1918, në kohë lufte, e mësoi shumë për karakterin e pazakontë dhe pasionant të shqiptarëve, dialektet e tyre i fliste shumë mirë, veshjet e zakonet e tona i njihte në detaje.
Duke i shërbyer politikës së jashtme austro-hungareze si informator rreth shqiptarëve, përfshirja e tij në politikë e coi deri tek ambicia e madhe për t’u bërë Princ i Shqiptarëve, megjithëse nuk kishte gjak blu, por ishte vetëm një baron hungarez.
Pavarësisht strategjive të tij të pafundme dhe kandidaturës së hapur në Kongresin e Triestes të vitit 1913, kryesuar nga Faik bej Konica, ai nuk e realizoi ëndrrën e tij.
Pas aventurash të shumta përfundoi i vetëvrarë 1933 në apartamentin e tij në Vjenë, pasi kishte vrarë partnerin e tij Dodën, me pretendimin se ai nuk do ja dilte vetëm jetës pa të.
Vishka sjell kështu një dokumentar investigativ, duke zbuluar edhe eshtrat e të dyve, e duke kuptuar që për pak edhe trashëgimia e tyre fizike, ishte e humbur, njëlloj si trashëgimia e tyre materiale, nuk ekziston më.

“Kjo histori do tu tregohet njerëzve”, vijon Vishka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA