Ngrohja globale, rriten temperaturat në Arktik

08/11/2017 09:22

Ndryshimi i klimës në Arktik tashmë është i pandalshëm, sipas ekspertëve.

Më akute situata paraqitet në arqipelagun norvegjez Spitzbergen, ku vitin e kaluar temperatura mesatare vjetore ishte 0 gradë, rreth 7 gradë më shumë se normalja në këtë rajon. Përderisa Arktiku ngrohet dy deri në tri herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës, pasojat e ndryshimit të klimës në Spitzbergen janë shumë evidente. Toka përjetësisht e ngrirë po shkrihet. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin e në godina të veçanta në sipërfaqet e kodrave nuk lejohet më banimi.

Studiuesit druhen se brenda disa dekadash, në verë Poli i Veriut mund të jetë pa akull. Edhe në portin kryesor të arqipelagut, Longyearbyen, thotë DW, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën e njerëzve. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin dhe numri i orteqeve është rritur në mënyrë dramatike.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, nën drejtimin e meteorologut nga Lajpcigu, Manfred Wendisch, do të përpiqen të zbulojnë tani përse Arktiku po ngrohet kaq shpejt. Wendisch shpjegon se ngrohja globale në këtë zonë është më e fortë e njëri prej faktorëve që luajnë rol në këtë drejtim, mendohet të jenë retë, të cilat përforcojnë ngrohjen e Tokës e krijojnë një lloj manteli mbrojtës që dobëson ftohjen e Arktikut.

Akulli i detit Arktik është përgjysmuar në këto 25 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA