Butrint, pezullohet ndërtimi; Vokshi: Ultimatumi erdhi nga UNESCO

08/11/2017 19:46

Në Butrint janë ndërprerë punimet, ministrja e Kulturës e konfirmoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishte duke u diskutuar Buxheti 2018.

Por edhe në këtë mbledhje vëmendja e komisionit u zhvendos ne çështjen ende sensitive, Butrintin.

Pjesë nga debati Vokshi-Kumbaro
Vokshi: A janë ndërprerë punimet?
Kumbaro: Po, derisa të shterohen të gjitha pyetjet.
Vokshi: Ngaqë tha UNESCO, ndaj janë ndërprerë?
Kumbaro: Jo.
Vokshi: Do mbani përgjegjësi nëse gënjeni.
Kumbaro: Më lini të shpjegohem.

2 miliardë lekë është buxheti i vitit të ardhshëm për Ministrinë e Kulturës ndërsa prioriteti i ministrisë do të vendoset në tre shtylla kryesore: Rikonstruksioni i Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë Kombëtare të Arteve.

Top Channel