Tifoz “me kosto zero”! Ta shohësh sfidën…nga shtëpia

07/11/2017 13:51

Të jesh tifoz i një skuadre nuk njeh moshë, edhe sikur ajo të jetë një skuadër që nuk i afrohet aspak kompeticioneve të mëdha si Premier League, Champions League, apo edhe një Europiani apo Botërori.

Por një tifoz britanik duket se ka diçka të veçantë nga të tjerët. Ai preferon të ndjekë skuadrën e zemrës edhe në Kupën FA të Anglisë, një kompeticion ku mund të shohësh gjithçka edhe pa paguar çmimin e një bilete, por nga shtëpia.

Pikërisht nga shtëpia e tij, ky burrë në moshë ka ndjekur sfidën e së hënës mes Chorleyt dhe Fletwood Town, e telekamerat që transmetonin ndeshjen e kanë fokusuar atë në minutën e 12, siç edhe tregohet në disa foto të publikuara në rrjetet sociale.

Sa i përket ndeshjes, sfida u fitua me përmbysje 2-1 nga vendasit, edhe pse ishin në inferioritet numerik.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel