Roma, Nainggolan: Të mos e përmendim fjalën “titull”

07/11/2017 14:06

Radja Nainggolan nuk do që ta dëgjojë fjalën “titull kampion”.

Mesfushori i Romës thotë se skuadra e tij po ecën mirë, por kjo nuk do të thotë që po lufton për të fituar titullin në Serinë A.

“Duhet të jemi të përqendruar. Di Francesco po bën që të ndihemi të gjithë të rëndësishëm. Edhe ata që luajnë më pak japin diçka më shumë nga vetja, pasi e dinë që mundësia për ta do të vijë. Jemi gati për gjithçka dhe kjo gjë duket në fushë”, deklaroi belgu.

Nainggolan shton se është “i qetë dhe i lumtur”.

“Luaj ku të më thotë trajneri dhe jam gjithmonë i gatshëm. Jap maksimumin si përherë. Ndryshimi është se në fillim të vitit kisha disa vështirësi”, u shpreh mesfushori.

Top Channel