Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Maskat janë përdorur mijëra vjet më parë, nga njerëzit primitive, të prirur që të tregonin një lloj autoriteti të papërshkueshëm përmes bartjes së tyre.
Me zhvillimin e teatrit, komedise e tragjedisë; përdorimimi i tyre u bë edhe më i gjerë. Për artistin Emanuel Koko maskat janë tejet aktuale, pasi ne nuk jemi njerëz, jemi maska të gjalla që i flasim njëri-tjetrit.
“Ne e përdorim shumë fort maskën dhe shumë keq. Kemi dëmtuar marrëdheniet njeri-njeri, njeri-punë, njeri-institucion, njeri-natyrë; duke mbajtur përpara një maske, duke thënë ndryshe e duke vepruar krejt ndryshe. Mendoj se nuk duhet ta përdorim kaq shumë, por duhet përdorur aty ku duhet, në teatër a muzikë, por jo 24 orë në 24 me maskë përballe njëri-tjetrit”, thotë skulptori Emanuel Koko.
Janë 25 maska në qeramikë, gur e dru të prezantuara në ekspoziten “Behind”.
“Qeramika është trajtuar pak më e veçantë: pjekur në kushte primitive, në një furrë të thjeshtë me dru e tallash”, thotë Koko.
Maskat e tij, Emanuel Koko i ka renditur në galerinë “Kalo”, ku për çdo vizitor që dëshiron të shohë çfarë fshihet pas tyre, ai e ka një mesazh.
“Kjo ekspozitë duhet parë për të gjithë ata që, nëse mundet të gjejnë karakterin e tyre tek këto maska dhe pastaj të mendojnë vetë që duhet ta përdorin akoma maskën apo jo!”, është mesazhi i Kokos.
Top Channel