Maskat janë përdorur mijëra vjet më parë, nga njerëzit primitive, të prirur që të tregonin një lloj autoriteti të papërshkueshëm përmes bartjes së tyre.

Me zhvillimin e teatrit, komedise e tragjedisë; përdorimimi i tyre u bë edhe më i gjerë. Për artistin Emanuel Koko maskat janë tejet aktuale, pasi ne nuk jemi njerëz, jemi maska të gjalla që i flasim njëri-tjetrit.

“Ne e përdorim shumë fort maskën dhe shumë keq. Kemi dëmtuar marrëdheniet njeri-njeri, njeri-punë, njeri-institucion, njeri-natyrë; duke mbajtur përpara një maske, duke thënë ndryshe e duke vepruar krejt ndryshe. Mendoj se nuk duhet ta përdorim kaq shumë, por duhet përdorur aty ku duhet, në teatër a muzikë, por jo 24 orë në 24 me maskë përballe njëri-tjetrit”, thotë skulptori Emanuel Koko.

Janë 25 maska në qeramikë, gur e dru të prezantuara në ekspoziten “Behind”.

“Qeramika është trajtuar pak më e veçantë: pjekur në kushte primitive, në një furrë të thjeshtë me dru e tallash”, thotë Koko.

Maskat e tij, Emanuel Koko i ka renditur në galerinë “Kalo”, ku për çdo vizitor që dëshiron të shohë çfarë fshihet pas tyre, ai e ka një mesazh.

“Kjo ekspozitë duhet parë për të gjithë ata që, nëse mundet të gjejnë karakterin e tyre tek këto maska dhe pastaj të mendojnë vetë që duhet ta përdorin akoma maskën apo jo!”, është mesazhi i Kokos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA