MotoGP pret finalen, Marquez, 21 pikë, por mjaft presion

07/11/2017 18:41

Me 21 pikë avantazh ndaj Andrea Doviciozos kur duhet edhe një garë nga fundi i kampionatit, MotoGP e këtij sezoni ka akumuluar shumë presion për pilotin kryesues të renditjes, Mark Markes.

Në ndalesën finale në Valencia mund të ndodhë gjithçka në një tjetër betejë italo-spanjolle në garat e motorëve, por pavarësisht kësaj, idhulli i shtëpisë është i mësuar me të tilla situata.

“Do të ketë sigurisht shumë presion por është e natyrshme pasi për çfarë luhet në këtë pistë, është diçka tepër e madhe. Për mua nuk është e lehtë pasi nuk kemi aspak siguri në Valencia, por do të ketë rëndësi që të mbajmë të njëjtin mentalitet dhe mënyrë gare, që na sollën këtu ku jemi”, tha Markez.

“Sinqerisht në të gjithë pjesën e dytë të sezonit kemi patur presion, por fakti që kemi qenë në gjendje të përballojmë situatat e vështira si gara në Malajzi, më jep ndjesi pozitive. Cirkuiti i Valencias më pëlqen dhe i përshtatet karakteristikave të mia. Do të jetë e rëndësishme ta nisim fort, edhe pse kam një avantazh pikësh për të administruar”, tha piloti spanjoll, favorit për titullin.

Top Channel