Kur jeta “të takon” me “të pamundurën”

07/11/2017 11:27

Goditjet e 11-metërshave janë një bast thuajse i humbur për portierët. Sa herë që një gardian porte arrin të presë ndonjë të tillë, sigurisht kthehet në hero, por në të shumtën e rasteve portierët nuk arrijnë as të diktojnë krahun nga do të gjuhet topi.

Megjithatë, ka edhe raste që bëjnë përjashtim. Ndodh për shembull si në videon e mëposhtme, kur futbollisti që vihet përballë portierit godet topin, gardian e pret atë por pa mundur ta largojë…

Sulmuesi vihet sërish në kontroll të tij dhe gjuan, por këtë herë ndalet nga traversa. Topi përfundon në rrëmujën mes lojtarëve kundërshtarë që gjenden në zonën e rreptësisë, për t’u zotëruar sërish nga kolegu i atij që gjuajti penalltinë, por edhe pse me portën thuajse të boshatisur, ai bën më të vështirën, duke e nxjerrë atë jashtë.

Në këtë rast, nuk flitet më për portierin, por e gjithë vëmendja e sportdashësve bie mbi lojtarët e skuadrës së cilës iu akordua penalltia në favor.

Top Channel