Inter vëzhgon Lazarin dhe Toloin

07/11/2017 04:49

Inter po vijon punën për të piketuar elementët që mund të afrohen në ekip, në sesionet e ardhshme të merkatos.

Pas eksperiencës së kësaj vere, ku futbollistët e marrë nga Seria A kanë zënë vend në formacion, ndërsa ata të ardhur nga ligat e huaja nuk janë përshtatur ende, drejtuesit zikaltër duket se kanë vënë si prioritet lojtarë nga kampionati italian.

Së fundi, përfaqësues të Interit kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Atalantës dhe SPAL-it, e luajtur pasditen e të dielës. Në fokus të vëzhguesve kanë qenë mbrojtësi Toloi i Atalantës dhe mesfushori anësor, Lazari i SPAL-it.

Ky i fundit u vlerësuar edhe për paraqitjen e dhuruar pikërisht kundër Interin, në takimin e luajtur në ‘San Siro’. Krahas dy futbollistëve, vëzhguesit kanë pasur edhe një objektiv tjetër, që ishte të studionin lojën e bergamaskëve, të cilët do të përballen me Interin më datë 19 të këtij muaji.

Top Channel