YouTube përditëson Kids, aplikacioni i dalë në 2015 dhe dedikuar të vegjëlve. Kompania ka bërë të ditur disa ndryshime si në aspektin e jashtëm si në funksionet e kontrollit nga prindërit.
Në Parental Control risia kryesore është mundësia për ata që kanë më shumë se një fëmijë, që çdonjëri prej tyre të ketë profilin e vet, krijuar në bazë të moshës, interesave dhe zgjedhjeve të prindërve.
Profili, siç shpjegon vetë YouTube në blogun e tij, nuk është i lidhur me një pajisje, por ndjek fëmijët në çdo tablet apo smartphone. Prindërit mund të vendosin edhe nga një fjalëkalim për çdo profil, i eleminueshëm në çdo moment.
Ndryshimi më i dukshëm është dizajni, që varion në bazë të moshës së fëmijës. Për më të vegjlit do të ketë më pak tekst, ndërsa më të rriturit do të shohin një sërë përmbajtjesh ku mund të zgjedhin në faqen kryesore. YouTube Kids është i disponueshëm në 37 shtete, por ende jo në Shqipëri. Aplikacioni ka 11 milionë përdorues javor.
Top Channel