Superbike, Rea triumfon totalisht në Katar

05/11/2017 12:52

Jonathan Rea triumfoi edhe në garën e dytë në kampionatin e Superbike në Katar duke e mbyllur botërorin e këtij viti me fitoren numër 16.

Kampioni i Botës replikoi dominimin e së premtes duke mbajtur sërish pas krahëve motorin Dukati të drejtuar nag Chaz Davies, por uellsiani pavarësisht se nuk fitoi, e blindoi vendin e dytë falë rënies së Kavasakit të drejtuar nga Tom Sykes.

Numrat sigurisht nuk janë gjithcka por ndihmojnë për të krijuar një dide sesi shkoi sezoni i pilotit nga Irlanda e Veriut. Xhonatan Ri’ theu rekordin e pikëve në një sezon të vetëm që i përkiste Kolin Eduards që prej vitit 2002, por gjithashtu shënoi shkëoputjen më të madhe nga vendi i dytë, një rekord që zgjaste prej 26 vjetësh.

153 pikët me të cilat Xhonatan Ri distancoi rivalin Dejvis, kalojnë hendekun prej 150 pikësh që ndanin Dag Polen nga Rejmond Roshe’ në 1991.

Top Channel