Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore të pastër, këtë herë ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së fundit në Kategorinë Superiore.

Gjithçka në ndeshjen e zhvilluar në Korçë u vendos në 45 minutat e dyta, me Takun që shënoi në minutën e 56 dhe Ali Soëe që vulosi rezultatin 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Nga ana tjetër shkodranët e Gjokës, ndonëse vinin pas një rezultati fantastik në Kukës, nuk arritën të bëjnë të njëjtën gjë ndaj kryesuesve, pavarësisht dëshirës së treguar në fushë.

E nëse Skënderbeu e mbyll në mënyrë perfekte këtë fazë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vllazninë, që pas 9 javësh renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë, duke lënë pas vetëm Lushnjën me 5 pikë.

Korçarët, tashmë ruajnë vendin e parë me 25 pikë, 8 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, i cili do ta luajë ndeshjen e kësaj jave në orën 17:00 në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA