Jo vetëm Interi, por edhe Napoli nuk ka mundur të marrë pikët e plota nga kjo javë e Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola në Verona ndaj Chievos.
Nga kjo situatë ka përfituar Juventusi, i cili pas fitores me përmbysje ndaj Beneverntos 2-1, tashmë ngjitet në vendin e dytë me vetëm një pikë diferencë ndaj Napolit dhe një më shumë se Interi.
Për çudinë e të gjithëve “bardhezinjtë” e panë veten në disavantazh që në minutën e 19-të, teksa realizoi për miqtë Ciciretti, gjithsesi, në pjesën e dytë, Gonzalo Higuain barazoi takimin, para se Cuadrado të shënonte golin e fitores për skuadrën e Allegrit.
Spektakël dhe gola në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Romës. 2-4 për “verdhekuqtë” përfundoi kjo sfidë, ku 4 nga 6 golat u realizuan në pjesën e parë. Dy herë i dha epërsinë Romës Gerson, por Veretout dhe Simeone po kaq herë kthyen baraspeshën në rezultat. Në të 50-ën, Manolas gjeti rrjetën e tretë, ndërsa finalizimi që mbylli llogaritë mban firmën e Perottit 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Top Channel