Nokia 2 është celulari i prezantuar javën e shkuar në një event në Indi, smartphone i prodhuar nga HMD Global, që ka markën e njohur finlandeze.
Dy janë pikat e forta të tij, çmimi dhe jetëgjatësia e baterisë. Nokia 2 ka një bateri prej 4.100 mAh, që sipas kompanisë garanton deri në dy ditë bateri. Përsa i përket çmimit, “çmimi mestar global” është 99 euro, që e vendos telefonin në fashën e ulët në treg dhe e bën më të përshtatshëm për vendet në zhvillim.
Ai ka sistemin operativ “Pure Android” bazuar në Android Nougat, i përditësuar nga Oreo, ekran 5 polsh, procesor Snapdragon 212 i Qualcomm, fotokamera të prapme 8 megapiskel dhe të parme 5 megapiksel, 1 GB Ram dhe 8 GB memorie e brendshme, dhe me dy karta SIM. Dizajni është linear, me një kënd alumini dhe një këllëf mbrapa prej polikarbonati.
Top Channel