Kukësi ndalet në Vlorë, Skënderbeu +7

05/11/2017 19:20

Skënderbeu e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mundi pa shumë probleme edhe Vllazninë me rezultatin 2-0 pavarësisht se gjatë sfidës e ndjeu lodhjen e sfidës së zhvilluar me Partizanin e Beogradit në Europa League.

Fati i takimit u vendos në pjesën e dytë të sfidës kur u shënuan edhe të dy golat. Afrim Taku iu dha avantazhin korcarëve në minutën e 56, ndërkohë që Ali Sowe vulosi fitoren për Skënderbeun 7 minuta nga fundi i ndeshjes duke i dhënë mundësinë kësaj skuadre të ngjitet në kuotën e 25 pikëve pas 9 javëve kampionat.

Flamurtari i bëri një dhuratë të çmuar Skënderbeut teksa frenoi Kukësin në sfidën e zhvilluar në Vlorë në barazimin 1-1.

Në një impiant krejtësisht të boshatisur për shkak të mungesës së tifozëve pas dënimit të Flamurtarit skuadrat bënë një paraqitje që e justifikuan më së miri këtë rezultat.

Miqtë nga Kukësi kaluan të parët në avantazh me anë të Bakajt me goditje dënimi. Flamurtari u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me Bushic.

Në minutat e fundit skuadrës vlonjat pa t’i anulohej edhe një gol për pozicion jashtë loje të lojtarëve të saj. Me këtë rezultat, diferenca mes Skënderbeut dhe Kukësit shkon në 7 pikë në renditje.

Top Channel