Kryebashkiaku i Roterdamit: Konfiskoni pasuritë e krimit

05/11/2017 19:51

Kreu i Bashkisë së Roterdamit i kërkoi autoriteteve shqiptare që të bashkojnë forcat kundër krimit të organizuar dhe të veprojnë për konfiskimin e asteve, para dhe godina, të kriminelëve që veprojnë dhe kapen në Holandë.

Gjatë një vizite në portin detar dhe policinë kufitare të Durrësit, i shoqëruar edhe nga kryeprokurori e drejtori i Policisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb foli për krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve transit drejt Anglisë.

“Çështjet e krimit në Roterdam vijnë nga e gjithë bota dhe jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Por ka shqiptarë që janë kriminelë dhe të përfshirë në trafikun e drogës, armëve dhe krimit të organizuar. Kemi ardhur të flasim për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe të radikalizojmë veprimet ndaj kriminelëve. Kur ne i kapim këta kriminelë në Holandë të konfiskojmë në bashkëpunim me ju dhe asetet e tyre në Shqipëri duke e bërë këtë luftë efikase, tha Ahmed Aboutaleb, kreu i bashkisw sw Roterdamit.

Lidhur me largimet masive të shqiptarëve nga vendi, kryebashkiaku i Roterdamit tha se bashkë me qeverinë shqiptare, përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë Brukseli.

“Në rrugën për të hyrë në BE, Shqipëria duhet të përmbushë disa standarde të kërkuara dhe nuk ka diskutim për këtë. Ndaj zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut duhet të zenë vend në kërkesat, po nëse bëhet analizë pse shqiptarët duan të largohen nga ky vend, padyshim që ka të bëjë me ccështjet sociale-ekonomike dhe situatën në vend. E vetmja mundësi që të parandalosh largimin në vendet e tjera është t’u krijosh atyre mundësi në vendin e tyre. Përveç përgjegjësisë së Qeverisë shqiptare, duhet mbështetje dhe nga Brukseli që nuk duhet të thotë vetëm Stop!, po duhet të punojnë bashkë”, u shpreh ai.

Në krye të qytetit që ka një nga portet më të mëdha në botë, siç është Roterdami, kryebashkiaku Aboutaleb tha se portet janë biznese shumë të mira pasi përmes tyre lëvizin shuma të mëdha parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA