Kriminelë të pamëshirshëm shqiptarë që operojnë në Britaninë e madhe po rrëmbejnë të afërmit e moshuar të bandave rivale, në një taktikë që është pagëzuar ‘gransom’, pohon Daily Mail.

Burime policore bëjnë me dije se ata shënjestrojnë prindërit e madje edhe gjyshërit e pjesëtarëve të tjerë të krimit të organizuar, i mbajnë peng dhe kërkojnë para, droge ose territor në këmbim të lirimit të tyre.

Bosët e drogës nga shteti i vogel ballkanik janë aq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, vijon media britanike, sa që kanë marrë kontrollin e të gjitha bandave të trafikimit të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë, dhe po dërgojnë në atdhe shuma të mëdha parash të fshehura brenda makinave.

Siç bën të ditur Daily Mail, Agjencia kombëtare e krimi në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë 400 operacione kundër grupeve kriminale shqiptare.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se nga 32 mijë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, 572 janë në burg, gati 1 në 50. Zyrtarja e lartë e policisë së Bedfordshire i përshkroi kështu pjesëtarët e bandave shqiptare:

“Nuk mund ta imagjinoni dot se sa të pamëshirshëm janë. Bëhet fjalë për bandat më të dhunshme që Britania ka parë ndonjëherë. Janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për një borxh prej vetëm 200 paundësh”, thotë Kathryn Holloway, komisionere e policisë dhe krimit.

Ajo përmendi rastin e një çifti shqiptar, Vladimir dhe Ardita Cahani, të cilët u ndaluan vitin e kaluar teksa përpiqeshin të kalonin La Manshin me 130 mijë euro.

Paratë i kishin fshehur në monitorin tregues. Sipas zyrtares së policisë, shqiptarët janë të përfshirë në trafikun me te madh te kokainës rreth vendit, e gjithashtu ne trafikim njerëzor e prostitucion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA