Ndodh që nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi dhe kjo aksiomë është e mëse e vërtetë në futboll. Kështu ka ndodhur edhe në javën e 14-të të Superligës së Kosovës, kur Blendi Shkëmbi në drejtimin e Lirisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme përballë Prishtinës, së drejtuar nga Mirel Josa.
Një ndeshje shumë e luftuar, veçanërisht nga vendasit e Lirisë, që vinin nga dy ndeshje të dobëta në javët paraardhëse. skyadra e drejtuar nga Shkëmbi pati një superioritet të madh në mesfushë dhe falë një aksioni të ndërtuar me kujdes në minutën e 74-t arriti edhe golin e fitores me Maganin.
Reagimi i Prishtinës ishte i dobët dhe Liria kapërcen në klasifikim dia pozicione, duke u ngjitur në vendin e katërt me pikë të barabarta me Dritën.
Trajneri i Lirisë, Blendi Shkëmbi u shpreh i kënaqur për rezultatin e kësaj ndeshjeje, por kërkon më shumë vëmendje nga skuadra për vazhdimësinë. “Është një nga ndeshjet më të mira, që kemi bërë. Kishim raste, shumë pak e lejuam kundërshtarin. Ishim të përqëendruar. Ndjejmë kënaqësi për sot, por kam merakun e vazhdimësisë. Duhet të jemi më të kujdesshëm në fushën tonë dhe të ruamë ecurinë. Unë kam mësuar nga mësuesi. Kjo do të thotë që më ka mësuar mirë. Ardhja e Josës i ka dhënë tjertër fytyrë Prishtinës. Nuk është e bukur, por është e fortë”, u shpeh Shkëmbi.
Për trajnerin Josa ndeshja u fituan në mesfushë. “Pas golit skuadra pati dëshirë, por nuk ishim të kthjellët për të reaguar më mirë. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar dhe futbollistët që kishim në dispozicion ishin të pakët në numër. Futbolli është episodik, ne u ndëshkuam sot. E uroj Lirinë për shipirtin e garës dhe dyluftimet që ishin shumë përpara nesh. Skuadra është në objektiva. Skuadër e mirë është ajo që ajo që reflekton dhe ne këtë do të bëjmë me Drenicën”, tha Josa.
Në takimet e tjera të luajtura Drita barazoi në trasfertë me Flamurtarin. Vllaznia e Pozheranit u mund në shtëpi nga Vllaznimi 1-2.
Top Channel