Messi “hakmerret” ndaj Neymar. I heq bluzen nga restoranti

04/11/2017 18:20

Lionel Messi “hakmerret” ndaj Neymar. Pas transferimit të yllit brazilian te Paris SG, fanella katalanase e “O Ney”-t, është hequr nga muret e restorantit nën pronësinë e “pleshtit” argjentinas.

Restoranti quhet “Bellavista del Jardin del Norte”, ndërsa fanella mbante edhe autografin e vet Neymarit.

Lajmi ka marrë dhenë nëpër rrjetet sociale, pas fotografisë së shpërndarë nga Ivan Raupp, gazetar i “GloboEsporte”, ku duket qartësisht se vendi ku ndodhej fanella e sulmuesit të Parisit tashmë është bosh.

Nuk dihet nëse Messi ka ndërmend ta “zëvendësojë” bluzen e Neymarit me dikë tjetër, apo nëse “MSN”-ja e famshme tashmë do të mbetet vetëm “MS”, kur dihet se te Barça vijojnë të qëndrojnë vetëm Messi dhe Luis Suarez.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA