Dani Alves: Juve, një zgjedhje e pamenduar

04/11/2017 12:36

Në më pak se 6 muaj nga largimi prej Juventusit, Dani Alves shprehet se nuk është menduar dy herë që e ka lënë atë qytet, ndërsa zbulon edhe arsyet pse nuk shkoi te Guardiola, që i bëri pari ofertën për t’u transferuar këtë verë.

“Kisha marrë vendimin për t’u larguar nga Juventusi sa më parë. Sepse kur vendosa të transferohesha te kjo skuadër nuk i pashë mirë gjërat përreth dhe mendoj se i kam bërë keq atyre që më kanë qëndrur pranë. Nuk ishte shumë e lehtë që të gjeja një fluturim për të parë fëmijët në Barcelonë. Edhe për partneren time nuk ishte e lehtë që të gjente punë, nuk kishte shumë mundësi në Torino. Kisha shumë gjëra që duhej ti merrja në konsideratë, për të cilat zgjodha të shkoj te PSG. Guardiola ishte arsyeja kryesore. Por në fund ishte një rast i shkëlqyer për të shkuar te PSG, ku kisha edhe shumë miq, në një qytet të jashtëzakonshëm dhe te një klub shumë i fuqishëm. E di që mund ti jap ende disa gjëra pozitive këtij klubi, përtej futbollit. Ishte më e logjikshme të zgjidha Parisin se Manchester në këtë rast, por nuk mund ta fsheh admirimin tim për Pep dhe dëshirën time për të luajtur në Premier League në të ardhmen”

Top Channel