Champions, dalin kandidaturat për finalen e 2020-ës

04/11/2017 10:32

Pasi përcaktoi stadiumin e ri të Atleticos së Madridit, ‘Wanda Metropolitana’, si pritëse të finales së 2019-ës, UEFA po vijon me shpejtësi përcaktimin edhe të vendit pritës të finales së 2020-ës.

Kandidaturat për këtë event janë 4 stadiume, dy prej të cilëve janë në Portugali, një në Turqi dhe i fundit në Poloni.

Kështu portugezët konkurrojnë me stadiumin e Sportingut të Lisbonës ‘Jose Alvalade’ dhe atë të Portos ‘Do Dragao’.

Nga ana tjetër, Turqia konkurron me të njëjtin stadium ku u luajt finalja e 2005-ës, ‘Ataturk Stadium’, ndërsa Polonia me ‘Arena Gdansk’.

Të 4 kandidaturat do të vlerësohen nga UEFA dhe fituesi pritet të publikohet jo më herët se 1 marsi i 2018-ës.

Top Channel