Ndodh gjithçka në 60 sekondat e fundit – VIDEO

03/11/2017 10:07

Shprehja ‘topi është i rrumbullakët, kurrë nuk i dihet’, faktohet 100 % në ndeshjen Padiham-Widnes në Britani, në ligën amatore, më 28 tetor të këtij viti

Ndërsa minuta e 92-të shënonte rezultatin 3-1, 60 sekondat e fundit të ndeshjes sollën gjithçka që një ndeshje mund të dhurojë, 2 shtylla dhe 2 gola duke mbyllur ndeshjen në rezultatin 3-3.

Madje vendasit patën mundësinë të shënonin golin e katërt me portën e boshatisur, por një nga mbrojtësit ndaloi topin të hynte në rrjetë.

Top Channel