Milani ka ‘harruar’ të fitojë, teksa në kryeqytetin grek ka regjistruar një tjetër barazim pa gola. Tani stoli i Vincenzo Montellës duket më në rrezik se kurrë, por trajneri i kuqezinjve duket se vazhdon ta marrë me sportivitet.

Edhe pas ndeshjes ndaj AEK-ut, Montella iu përgjigj me një batutë ngacmimeve të gazetarëve, në lidhje me një shkarkim të mundshëm të tij.

“U bë disa kohë që shoh për së gjalli funeralin tim dhe kjo ka një avantazh sepse kupton shumë gjëra. Shoqëria më qëndron pranë dhe më mbështet, por se çfarë do të ndodhë më pas, nuk di të them”, u përgjigj Montella pas barazimit pa gola në kryeqytetin grek.

Sfida e të dielës, mes Milanit dhe Sassuolos mund të rezultojë deçizive për të ardhmen e Montellës, pasi fitorja është rezultati i vetëm që e shpëton.

Top Channel