Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detajet e reja, Füllkrug do të jetë në dispozicion të Allegrit më 8 janar 19/12 23:14
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin e Beogradit, futbollistët e Skënderbeut janë bërë gati të kthehen në Tiranë.
Korçarët do të nisen në orën 01:00 nga aeroporti i Beogradit, me destinacion Tiranën, ndërsa Top Channel disponon edhe fotot e mbërritjes së bardhekuqve në aeroport.
Edhe këtë herë, ashtu si gjatë gjithë periudhës së qëndrimit, autobusi i Skënderbeut është shoqëruar nga forca të shumta policie, që mbeten të angazhuar të përmbyllin me sukses këtë mision.
Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën serbe.
Top Channel