Publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Skënderbeu

02/11/2017 18:24

UEFA ka publikuar më në fund formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë dy ekipet e Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

Sfida, që do të zhvillohet në stadiumin e Beogradit, nën masa tejet të rrepta sigurie, do të gjykohet nga Carlos Del Cerro, nga Spanja.

Skënderbeu do të luajë me Shehin në portë; Vangjelin, Radas, Jashanicën dhe Micin në mbrojtje; Muzakën, Lilajn, Takun në mesfushë; si dhe Gavazajn, Sowe e James në sulm.

Partizani i Beogradit luan me këtë 11-she: Stojkoviç; Miletiç, Mitroviç, Miletiç, Vuliçeviç; Tosiç, Jevtoviç, Luiz, Jankoviç; Tawamba, Ozegoviç.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel