Suksesi i pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone e bënë Steve Jobs një emër të famshëm që fitoi miliardë dollarë.
Megjithatë, pavarësisht se kaloi jetën e tij duke krijuar një nga perandoritë më të mëdha teknologjike në botë, ai ka pasur një këndvështrim mjaft strikt për pajisjet kur vinte puna tek fëmijët e vet.
Duke shkruar për Nju Jork Tajms në 2014, Nick Bilton solli në vëmendje një bisedë që kishte pasur me ish shefin ekzekutiv të Applë, pas daljes së iPad-it të parë.
“Ata nuk e kanë përdorur kurrë. Ne e kufizojmë sa më shumë teknologjinë për fëmijët tanë në shtëpi”, ka thënë Jobs në atë kohë. Por kush ka qënë arsyeja?
Ndoshta fakti se ai ka qënë ndër të parët që e kishte teknologjinë në duart e tij dhe e dinte rrezikun, dhe nuk dëshironte që kjo tu ndodhte fëmijëve.
Walter Isaacson, autori i librit “Steve Jobs” thotë se ai dëshironte që kur uleshin në tavolinë të darkonin biseda sillej rreth librave, historisë e gjërave të tjera, por kurrë pajisje digjitale në tryezë.
Top Channel