NBA thellohet kriza e Cleveland

02/11/2017 12:15

Cleveland është në krizë në kampionatin e NBA, skuadra nënkampione pësoi një tjetër disfatë, e katërta radhazi për të.

Këtë radhë Cavaliers u gjunjëzua përballë Indianës, e cila e mbylli këtë sfidë 124-107. Në pjesën e parë të ndeshjes u pa një lojë e barabartë mes 2 skuadrave.

Pas pushimit të sfidës, skuadra e Oacers vendosi diktatin në parket duke e fituar këtë përballje. për Cleveland edhe këtë radhë nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Lebron James për të evituar përjetimin e një tjetër mbrëmjeje për t’u harruar

Në krizë është edhe Atlanta që u mposht edhe nga Philadelphia me rezultatin 109-119. Binomi Embiid-Simmon u shfaqën sërish në një formë të mirë duke shënuar repsektivisht 21 dhe 19 pikë për të mundur Atlantën që për një moment arriti të vërë ndeshjen në ekuilibër, por pa bërë dot më shumë

Los Angeles Clippers kthehet te fitorja duke shkatërruar Dallasin e vendit të fundit në Konferencën e Perëndimit. 119-98 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje me skuadrën kaliforniane që ndërpreu serinë e 2 humbjeve radhazi.

Fitore shënoi edhe skuadra e Bostonit që në TD garden mundi me shumë lehtësi Sacramenton 113-86, ndërsa Orlando fitoi në parketin e Memphis 101-99. sukses shënoi edhe Houston Rockets që mposhti New York Knicks 119-97 ku ai që spikati ishte i zakonshmi James Harden me 31 pikë dhe 9 assist.

Top Channel