Evra si Cantona: shkelm tifozit (Video)

02/11/2017 22:36

Patrice Evra humbi kontrollin përpara ndeshjes Guimaraes-Marseille, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

Mbrojtësi francez ka goditur me shkelm në fytyrë një tifoz të skuadrës së tij, pas një momenti tensioni të krijuar pas përfundimit të nxemjes mes lojtarëve dhe tifozëve.

Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin para se të niste ndeshja. Duke qenë se Evra nuk ishte titullar, skuadra e nisi lojën me 11 lojtarë në fushë.

Top Channel