Dëmtim i tmerrshëm në Meksikë (KUJDES! Pamje të rënda)

02/11/2017 18:27

Oscar Ustari, portier i Atlasit në kampionatin meksikan të futbollit, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gjurin e majtë gjatë ndeshjes kundër Tigresit (1-1).

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur portieri argjentinas u dëmtua pasi shkelmoi topin me forcë nga rivënia fundore.

Ustari shihet i ulur në tokë duke ulëritur e duke kërkuar ndihmë, ndërsa gjuri ka marrë një formë jo të zakonshme.

Top Channel