“Boll i bëtë foto ushqimit”

02/11/2017 18:12

Një nga restorantet e vetme me 3 yje Michelin në Angli u ka ndaluar klientëve të tij që t’i bëjnë foto ushqimit.

Shefi francez Michel Roux, i cili ka themeluar “The Waterside Inn”, në Bërkshajër, tha se është i nxehur me klientët që fotografojnë pjatën dhe për këtë arsye ka vënë një tabelë në restorantin e tij ku shkruhet “Ju lutemi, mos bëni foto!”

Roux shpjegon se arsyeja për marrjen e kësaj mase është se krijimet e tij kulinare ftohen ndërkohë që klienti bën foton dhe e shpërndan në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA