Bayern i “mbyll derën” Interit për Vidal

02/11/2017 11:14

Hasan Salihamidzic, Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut, i ka “mbyll derën” Interit për një transferim të mundshëm të Arturo Vidal në Milano.

Prej kohësh, Inter ka qenë i interesuar për lojtarin nga Kili, duke e kërkuar atë që në merkaton e verës. Megjithatë, së fundmi është fol për një transferim të mundshëm në muajin janar.

Por Hasan Salihamidzic është shprehur për “Bild” se Vidal mbetet një lojtar kyç për lojën e Heynckes dhe kurrsesi nuk do ta mendonin një largim të tij në merkaton e janarit.

Top Channel