ATP Paris/ Kalon Nadal, eliminohet Tsonga

02/11/2017 12:24

Rafael Nadal u kualifikua për në raundin e tretë të turneut Masters të Parisit pasi mposhti Chung Hyeon 2-0, një fitore kjo që ia siguroi përfundimisht mbylljen e vitit 2017 si numri 1 i renditjes botërore.

Spanjolli që kërkon të fitojë këtë eveniment për herë të parë në karrierë iu imponua tenistit koreaonjugor duke i fituar setet 7-5, 6-3.

Në setin e parë, Nadal ishte në disavantash ndaj kundërshtarit të tij teksa humbi një game me shërbimet tij, por 31 vjecari përmbysi gjithçka duke e fituar atë set 7-5 për të bërë të vetin edhe fraksionin e dytë 6-3. Në raundin e tretë Nadal do të përballet me uruguajanin Pablo Cuevas.

Surprizën e ditës në Turneun Masters të Parisit e bëri Jo Wilfried Tsonga që u eliminua nga bashkëkombasi i tij Julien Benneteau me rezultatin 1-2. Pasi humbi setin e parë. Tsonga e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa fitoi setin e parë 6-2, por Benneteau iu kundërpërgjigj duke fituar dy setet e tjerë 7-6;6-2.

Nuk gaboi në katër raunde Grigor Dimitrov që eliminoi Richard Gasquet me rezultatin 2-0. Bullgari u shfaq superior ndaj kundërshtarit teksa i mbylli setet 6-4;6-4

Top Channel