Skënderbeu në Beograd, masa të forta sigurie

01/11/2017 12:18

Skënderbeu mbërriti në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Beograd për ndeshjen e javës së katërt të Europa League ndaj Partizanit të Beogradit.

Ashtu sikurse ndodhi edhe në 2014 me kombëtaren shqiptare, edhe këtë radhë ishin marrë masa të forta sigurie. Skluadra e drejtuar nga Ilir Daja u shoqërua nga 8 agjentë sigurie të policise së shtetit dhe 10 persona të tjerë të policisë private.

Për sa i përket sfidës, do të jenë të angazhuar 1300 forca policie, ndërkohë që numri i tifozëve në stadium pritet të jetë 35 mijë. Por jo vetëm kaq, te Partizani i Beogradit janë marrë masa të tjera që do të shërbejnë për të ruajtur sigurinë në ambientet e brendshme të impiantit. Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Milosh Vazura ka konfirmuar se do të instalohen 95 kamera që do të regjistrojnë në çdo pjesë të stadiumit, ndërkohë që do të regjistrohet çdo kartë identiteti e tifozëve që do të hyjnë në stadium në mënyrë që aat që shkaktojnë incidente të largohen sa më shpejt nga stadiumi.

Po kështu Vazur u bëri thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën dhe të mos bëjnë ndonjë gjë që mund të dënojë klubin me ndonjë përjashtim të mundshëm nga evenimentet evropiane nga ana e UEFA.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA