NBA, fiton Oklahoma, humb Detroit

01/11/2017 12:34

Oklahoma shkëlqen në ndeshjen ndaj Milwaukeet në kampionatin e NBA dhe arrin ta mposhtë atë në parketin e saj.

110-91 ishte rezultati në favor të Thunder për të cilin spikatën Paul George me 20 pikë dhe Carmelo Anthony me 17, por përshtypjet më të mëdha për Oklahomën i la mbrojtja ku dha kontributin e tij edhe Russell Westbrook.

Los Angeles Lakers thyen skuadrën e momentit në NBA Detroit Pistons. Në Staples Center skuadra kaliforniane iu impunua Detroit me rezultatin 113-93. Harriss, Jackson dhe Drummond bënë që Los Angeles Lakers të mbyllin llogaritë e kësaj sfide që në pjesën e parë të cilën e mbylli 58-45, ndërkohë që fdhanë kontributyin e tyre edhe Kuzma, Caldëell, Ball, ingram e Clarckson. Par Lakers jy është suksesi i tretë në këtë sezon, ndërsa Detroit ndërpreu serinë e 3 fitoreve radhazi.

Në ndeshjet e tjera, Indiana Pacers mundi Sacramenton 101-83, ndërsa Phoenix fitoi me Brooklyn nets 122-114.

Top Channel