Napolitanët të dhunshëm, sulmojnë tifozët e City-t

01/11/2017 13:22

Tre tifozë anglezë janë lënduar mbrëmjen e kaluar në Napoli pasi janë sulmuar nga një grup i dhunshëm personash.

Anglezët, një grup prej 4 tifozësh të Manchester City kishin mbërritur në qytet për ndeshjen e programuar mbrëmjen e së mërkurës dhe ishin duke ngrënë darkë në një lokal në rrugën Cesario Console, shkruan sportmediaset, kur u sulmuan nga një grup personash.

Tre prej tyre u fshehën në një piceri, ndërsa i katërti në një restorant. Grupi i napolitianëve ndoqi grupin e tre anglezëve dhe dhunuan edhe pronarin e picerisë që u doli në mbrojtje tifozëve të Manchester City.

Top Channel