Kompania japoneze, shpërblim për jo duhanpirësit

01/11/2017 13:54

Asnjë dënim për kë pi duhan, por një çmim për atë që nuk ngrihet nga tavolina për të tymosur një cigare; kjo është zgjedhja inovative e një shoqërie japoneze marketingu.

Punonjësit që nuk pinë duhan mund të kenë gjashtë ditë më shumë pushime të paguara. Gjithçka ka nisur nga sinjalizimi i një punonjësi që nuk pinte duhan, i cili ka paraqitur një ankesë në kutinë e ankesave të kompanisë. Numri një i kompanisë e ka lexuar letrën dhe ka vendosur të vlerësojë ata që nuk e kanë vesin.

Në fakt, kush ngrihej nga tavolina për të pirë një cigare humbiste më shumë kohë sepse kompania, gjendet në katin e 29 të një ndërtese në Tokio dhe si rrjedhojë, aktiviteti pezullohej për të paktën një çerek ore.

Iniciativa e kompanisë vjen në një moment në të cilin Japonia, në prag edhe të olimpiadës së 2020, po rishikon legjislacionin mbi pirjen e duhanit në vende publike, deri më tani, i lejueshëm pa kufizime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA