Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Çfarë janë klasat shoqërore? Si ndikojnë ato duke na bërë ato që jemi? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, artisti Grayson Perry udhëtoi në Britaninë e Madhe duke takuar njerëz nga shtresa të ndryshme shoqërore.
Historinë se si britanikët perceptojnë shijen, klasin dhe prestigjin, ai e endi në 6 tapiceri me detaje, ngjyra e personazhe, të cilat i veshi me sarkazmën angleze në ekspozitën që British Council e sjell në Tiranë, si qyteti i fundit i një turi ballkanik.
“Përveç mrekullisë që krijon krafti, zeja e bukur e thirrur nga kohët e shkuara që është endja, vepra e tij është e mbushur me një lloj sarkazëm therëse, sepse ai shpeshherë vë në dukje ato gjëra që janë kthyer në logo të identitetit britanik: të klasës punëtore, të shtresës së mesme apo shtresës së lartë”, shprehet Rubens Shima, kurator.
Si shabllon për tablotë e tij, Perry merr historinë e njohur të djalit plëngprishës.
“Ky personazh i Ogartit që na vjen nga shek XVII merret nga Perry dhe vendoset në kontekstin e historisë britanike sot, vjen nga një klasë punëtore, martohet, i krijohet mundësia që të bëjë një shkollë të mirë, njihet me një vajzë nga shtresa e lartë, martohet me të, bën pasuri e në fund fare vdes në mënyrë aksidentale, një vdekje e parakohshme”, thotë Shima.
I magjepsur pas pikturës së Rilindjes, çdo tapiceri e Perry-t i bën jehonë një pikture te Rilindjes në rrugëtimin që për publikun nis me 2 nëntor në GKA dhe përfundon më 5 dhjetor.
Top Channel