Berlusconi: Shoh Milanin në televizor dhe ndihem keq

01/11/2017 21:23

Situata jo e mirë në të cilën po kalon Milani sigurisht që ka lënë të trishtë miliona tifozë në mbarë botën, por njërin në veçanti më shumë sesa të tjerët.

Silvio Berlusconi nuk është më pronar i kuqezinjve, por siç e ka theksuar shpeshherë, edhe në distancë ai mbetet tifozi numër një i “djallit kuqezi”.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Maurizio Costanzo, në emisionin “talk shoë” të tij me titull “L’Intervista”, që do të transmetohet e plotë të enjten në Canale 5, ish-presidenti kuqezi tregon përjetimet e tij.

“Nuk kam shkuar më në stadium. E kam parë Milanin në televizion dhe sigurisht që ndihem keq”, thotë ndër të tjera ish-padroni i klubit nga rruga “Aldo Rossi”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA