Trajneri i Suedisë: S’e kemi frikë Italinë

31/10/2017 14:26

Suedia është gati t’i bëjë një surprizë të pakëndshme Italisë në fazën e “play off”-it të Botërorit 2018. Ai që e thekson këtë është trajneri i skuadrës nordike Jan Andersson në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”.

“Kur u hodh shorti u gëzova që mësova emrin e kundërshtarit”, tha Andersson. “Kështu që fillova ta studioj dhe të përgatitem. Nuk kishte kuptim që të studionim skuadrat e tjera përpara këtij shorti. Jonas Thern ishte i pranishëm në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të spiunuar pak. Tani ka filluar puna e vërtetë. Italia është një skuadër e madhe me shumë histori e traditë. Kam respekt për “Të Kaltrit”, por nuk e kemi frikë. Ne duhet të bëjmë punën tonë”.

Sipas Andersson, në ndeshje të tilla nuk duhet menduar historia që ka skuadra kundërshtare. sipas tij nuk ka aspak rëndësi se sa tituj Botëror ka fituar Italia, por e tashmja, forma e futbollistëve aktualë të të dyja skuadrave.

Top Channel